Limaj: Takimi me Ilir Metën ishte miqësor

Ish-nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj ka sqaruar se takimi i tij me Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Iliri Meta nuk ka pasur karterë politikë.

Ai ka sqaruar se është vizituar nga Meta krejtësisht për qëllime private.

“Pas disa shkrimeve në mediat tona dhe për hir të sqarimit të opinionit publik ju njoftoj se Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, njëherit miku im z.Ilir Meta ka qenë të dielën për të më vizituar dhe gjatë kësaj dite edhe kemi drekuar në Prizren. Vizita ka qenë private, për të më uruar për përfundimin e rastit gjyqësor dhe nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër, siç është spekuluar në media, përveç se takim mes miqve që një kohë të gjatë nuk kemi pas mundësi të shihemi për shkak të rrethanave të cilat edhe janë të njohura për ju”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook, transmeton ORAinfo.

Ai me këtrë rast shfrytëzuar rastin ta falënderoj Metan për vizitën dhe urimet që mi ka sjell të shumë miqve nga Shqipëria. “Shpreh keqardhje që këtë vizitë private dikush ka dashur me qëllim ta te keqinterpretoj”, ka shkruarLimaj. 

Lajme të ngjashme

Back to top button