Disa familje lëshojnë ‘Lagjen e Trimave’

Edhe pse në Kumanovë gjatë dy orëve të fundit mendohej se situata ishte duke u qetësuar, dhe kohë pas kohe dëgjoheshin të shtëna, tani që gjysmë ore gjuajtjet janë shtuar dhe mund të vërehet tym i madh mbi disa objekte që janë djegur.

Policia e cila ndodhet në punktet e qendrës së Kumanovës, është përforcuar dhe policët janë të armatosur.

Familje me fëmijë të vegjël dhe me valixhe vërehen duke lëshuar lagjen dhe duke shkuar drejt qendrës së qytetit të Kumanovës, njofton Nova.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button