Rreth njëzet të plagosur janë transportuar në Qendrën klinike

Rreth njëzet të plagosur në përplasjen e sotme të armatosur në Kumanovë deri më tani janë dërguar në Qendrën klinike në Shkup. Gjashtëmbëdhjetë janë në Qendrën emergjente, ndërsa një pjese prej tyre për momentin po i kryhen intervenime kirurgjike.

Një pjesë e të plagosurve në Shkup janë transportuar me automjete të ndihmës së shpejtë, ndërsa një pjesë me helikopter. Policët e plagosur nga Kumanova janë transportuar edhe në spitalin e qytetit “8 Shtatori” dhe “Shën Naumi i Ohrit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button