Ambasada e SHBA-së apelon për ruajtje të qetësisë

Ambasada e SHBA-së në Shkup ka reaguar lidhur me aksionin policor në Kumanovë. Gjithashtu apelohet për ruajtje të qetësisë.

“Shprehim keqardhje te thelle për humbjen e jetëve te njerëzve në aksionin policor në Kumanovë, dhe shprehim ngushëllimet tona familjeve të policeve dhe civilëve te vrarë dhe të plagosur. Po e përcjellim situatën dhe jemi ne kontakt te vazhdueshëm me autoritetet dhe liderët politik. Bëjmë thirrje tek qytetaret të qëndrojnë te qetë dhe të lejojnë te zbardhen faktet”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button