Besimi: Me rëndësi është të vazhdohet dialogu me gazetarët

Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane Fatmir Besimi ka deklaruar se dialogu me gazetarët dhe bashkëpunimi me sektori civil dhe të rinjtë, janë aspekte të rëndësishme për Maqedoninë dhe të gjithë duhet ta japin kontributin e tyre në këtë drejtim, si institucionet shtetërore ashtu edhe ato joqeveritare.

“Me rëndësi është të vazhdojmë me dialogun me gazetarët, në lidhje me konsolidimin e kornizës ligjore, përmirësimin e kushteve për punë dhe kualitetit në këtë fushë dhe krijimin e një ambienti për shprehje të lirë ashtu siç shkruan në Kushtetutë. Kjo me qëllim që të përmirësohet imazhi i Maqedonisë në të gjitha raportet ndërkombëtare. Ky është qëllimi jonë i përbashkët, i Qeverisë, institucioneve shtetërore, sektorit civil dhe është në të mirë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha Besimi.

Besimi informoi se po punohet në konkretizimin e Raportit të KE-së dhe kthimin e ti në plan aksionar. 

“ Anëtarësimi i Maqedonisë në BE është një prioritet i rëndësishëm për ne dhe jam i kënaqur që Maqedonia dhe rajoni mbetet prioritet për zgjerim”, theksoi Besimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button