Seanca të katër komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, për punë dhe politikë sociale, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave dhe Komisioni për arsim dhe shkencë. 

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, do të debatojë për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurën nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, me procedurë të shkurtuar-lexim të dytë. 

Në rend dite të Komisionit për punë dhe politikë sociale janë Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për marrëdhëniet në punë në lexim të parë,  ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, të Ligjit për mbrojtje sociale, të Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës, të Ligjit për inspektim të punës dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim të obliguar kapital financiar pensional, të gjithë në lexim të parë. 

Anëtarët e Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do të debatojnë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për inspektoratin shtetëror për bujqësi, të Ligjit për inspektim të pyjeve dhe të gjuetisë, të Ligjit për gjueti, të Ligjit për peshkim dhe akuakulturë, të Ligjit për duhan dhe prodhime të duhanit dhe të Ligjit për siguri në ushqim, të gjitha në lexim të parë. 

Në rend dite të këtij Komisioni është edhe propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pyjet, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë i shtruar nga deputetët e shumicës qeveritare. 

Pika e vetme e rendit të ditës së Komisionit për arsim, shkencës dhe sport është Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për byronë për zhvillim të arsimit, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button