Gruevski për grekët është “Palaço i rezikshëm për Ballkanin”

Palaço i rrezikshëm i Ballkan, ekstremist,  i padituri dhe kryeministri absurd  i Vardarit, kështu është karakterizuar kryeministri Nikolla Gruevski, shkruan INA. 

Këto epitete janë bërë nga partia greke Grekët e  Pavarur, e cila ka reaguar kundër kryeministrit Gruevski, pas deklaratës së tij se Greqia mund të quhet si Provinca e dikurshme osmane. 

“Po vazhdon të provokojë Gruevski i absurdeve dhe i paditur në lëminë e historisë, duke e quajtur vendin tonë si ish-provincë osmane. Qeveria greke po heshtë, Ministria e jashtme dhe ministri Evangelos Venizelos nuk reagojnë. Si  përgjegjës për politikën e jashtme nuk e kam problem ta quaj Gruevski si një palaço i rrezikshëm në Ballkan”, ka theksuar përfaqësuesi i kësaj partie greke, Terence Quick. Ai ka pyetur Qeverinë greke dhe partnerët e koalicionit Samaras dhe Venizelos se a do të sheshin emrin Maqedoni tek kryeministri ekstremist i Vardarit. (INA)

Lajme të ngjashme

Back to top button