Gostivari shënoi ditën e Evropës, Bejta: Gostivari realitet i harmonisë dhe barabarësisë midis komuniteteve  

Për të shënuar bashkë këtë organizim, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në takim ambasadorët e Grupit të Vishegradit, аmbasadorin e Polonisë, Jacek Multanoëski, zëvendës shefen e Misionit në Ambasadën e Sllovakisë, Patricia Dudova, ambasadorin e Republikës Çeke, Miroslav Ramesh, ambasadorin e Hungarisë, Jozef Benze, konsullin në Ambasadën e Hungarisë, Sándor Matyus, zëvendës ambasadorin e Greqisë, Efthymios Charlaftis dhe konsullin e Greqisë,  Sofia-Maria Giouroukou.

Kryetari Bejta bashkë me ambasadorët dhe përfaqësuesit e ambasadave, vizituan edhe Qendrën për Zhvillim të të Rinjve dhe më pas morën në Shkollën Fillore “Ismail Qemali” morën pjesë në manifestimin qendror për shënimin e 9 Majit – Ditës së Evropës, ku ishin vendosur edhe shtande që përfaqësonin vendet pjesëmarrëse.

08_05_2015_dita_evropes (11)

“Evropa është një bashkësi ku qytetarët e komuniteteve të ndryshme jetojnë në harmoni dhe të barabartë. Dua nga këtu t’ju them se ky është një realitet dhe në komunën e Gostivarit të barabartë jetojnë shqiptarët, maqedonasit, turqit, romët dhe të tjerët.  Vlerësoj dhe dua që ky shembull të ndiqet edhe nga shteti ynë, si një shtet multietnik sepse vetëm atëherë ne do të jemi të përgatitur për të jetuar në Bashkimin Evropian, ngaqë të ndarë, të pabarabartë dhe të diskriminuar nuk kemi vend në bashkësinë shumëkombëshe.  Qytetarët e Gostivarit e duan Evropën, duam sa më shpejtë të jemi anëtarë të Evropës së bashkuar. Ne dëshirojmë, por edhe punojmë që Gostivari të duket dhe t’ju ngjasojë qyteteve të Bashkimit Evropian. Ne besojmë se një ditë edhe ne bashkë me popujt tjerë të Evropës, do të festojmë 9 Majin si datë më të rëndësishme në historinë e Evropës në kontinentin më të vjetër. Mesazhi im është t’i respektojmë parimet që i ka respektuar Evropa prej vitit 1950, para 65 vitesh, lirinë, barazinë dhe drejtësinë. Me këto tre elemente qytetarët dhe pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme të Evropës, e kanë çuar Evropën përpara dhe evropianët janë bërë shumë të fuqishëm”, tha në fjalën e tij, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

08_05_2015_dita_evropes (2)

“Sot do kisha dashur të them disa fjalë për një familje tjetër, shumë më të re, Grupin e Vishegradit, me të cilin Sllovakia aktualisht kryeson. Arsyeja se pse kjo aleancë është formuar është e thjeshtë, për të punuar së bashku dhe për të ndihmuar njëri tjetrin në fusha të ndryshme të interesit, duke fokusuar në integrimin evropian. Në vazhdimësi, ne të gjithë ndajmë rrënjë të përbashkëta kulturore dhe intelektuale. Siç e dini, të gjithë shtet e Vishegradit u bënë anëtarë të Unionit Evropian në vitin 2004, e cila na inkurajon neve që të hymë thellë në bashkëpunimin me gjitha shtet Evropiane, duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Ashtu si bashkëpunimi i jonë me regjionin e Ballkanit Perëndimor është duke bërë një progres të mirë në fushën e kulturës, edukatës, shkencës dhe tregtisë, ne do vazhdojmë të kushtojmë vëmendje të madhe regjionit të Ballkanit Perëndimor dhe do ti përmbushim perspektivat Evropiane. Ne e konsiderojmë Gostivarin si një qytet gjym Sllovak, duke patur parasysh se shumë bashkëqytetar tuaj kanë qenë, ose ende janë, duke punuar, jetuar ose studiuar në Sllovaki”, në emër të shteteve të Vishegradit, Zëvendës shefja e Misionit në Ambasadën e Sllovakisë, Patricia Dudova.

08_05_2015_dita_evropes (15)

“Zgjerimi i historisë nuk është finalizuar, sepse shumë vende kandidate kanë shprehur vullnetin e tyre t’i bashkëngjiten familjes së BE-së. Kjo familje, si çdo tjetër, është bazuar në rregulla dhe principe, kështu që anëtarët e ri janë të mirëseardhur të pranojnë se ato i respektojnë ato rregulla dhe principe. Përtej kësaj, dhe absolutisht para kësaj, Evropa është populli i saj. Popull i cili shpërndanë të njëjtën ëndërr, me dëshirë të jetoj në paqe, stabilitet dhe prosperitet. Gjeneratat e reja kanë dëshirë të madhe të ndërtojnë një botë më të mirë, ku çdokush ka të drejtë të shprehet lirshëm dhe pa frikë për të qenë i ndryshëm. Unë jam i bindur se vlen dhimbja për të qëndruar në rrugën Evropiane dhe ju inkurajojmë për ta bërë këtë. Në fund të fundit, duke e mbushur serinë e parakushteve ju do të përfundoni në shtet dhe shoqëri më të mirë”, u shpreh zëvendës ambasadori i Greqisë, Efthymios Charlaftis.

Po ashtu shënimin e Ditës së Evropës, nxëns të shkollave fillore të Gostivarit, u paraqitën me një program kulturor, ndërsa zv/ambasadori grek, kryetarit Bejta i dhuroi një album me fotografi të bukurive natyrore të Greqisë të ciline  nënshkruan të gjithë diplomatët e pranishëm.

Kjo ishte pjesëmarrja e katërt e ambasadorëve të grupit të Vishegradit, dhe e para e ambasadës së Greqisë në manifestimin kushtuar 9 Majit – Ditës së Evropës.

Lajme të ngjashme

Back to top button