Promovimi i librave nga Konkursi i botimeve për vitin 2015

Fondacioni Dauti  me 07 Maj realizoi promovimin e librave nga konkursi i botimeve për vitin 2015 në hapësirat e Qendrën Informative Kulturore (QIK).

Në manifestimin e promovimit të veprave të botuara nga ky konkurs, ishin prezent dashamirë të librit, autorë, publicist, përfaqësues institucionesh, fjalën hyrëse e mori drejtori ekzekutiv i Fondacionit Dauti z.Ilir Idrizi i cili mes tjerash shpalosi qëllimet e veprimtarisë botuese si dhe vizionin e Fondacionit Dauti për librin, ndërsa potencoi edhe fushatën e filluar me moton “Blej një libër, dhuro një buzëqeshje” që realizohet në kuadër të “Panairit të Librit – Shkup” Fondacionit Dauti prezanton me një stendë, ku gërshetohet libri dhe akti humanitar, meqë rast të gjitha mjetet e grumbulluara nga fushata do të ju dedikohen familjeve në nevojë.

Promovimi i librave nga Konkursi i botimeve për vitin 2015

Mbarëvajtjen dhe procedurat gjatë përzgjedhjes së veprave  elaboroi anëtari i komisioni të botimeve Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi ku potencoi se Komisioni i Botimeve pranë Fondacionit Dauti ka bërë përzgjedhjen në mënyrë profesionale në bazë të kritereve të përcaktuara në konkurs.

Veprat të cilat u promovuan në kë eveniment ishin:    

  • Vilajeti i Manastirit dhe LKSH në vitet 1911-1912 (dokumente bullgare) nga autorët Skender Asani dhe Sevdail Demiri
  • Aspekte Demografike të Pellagonisë nga shekulli XV-2002 – Manastiri nga autori Abaz Islami
  • Poetika migjeniane simbolika e gruas shqiptare – Studim letrar nga autorja Zejnepe Alili Rexhepi
  • Lumi i shenjtë nga autori Rrahim Ganiu

Për prezantim më të detajuar të veprave të promovuara, fjalën e morën recensentët të cilët me një qasje kritike letrare përshkruan thelbin dhe mesazhet që autorët mbartin në këto vepra duke bërë me dije rëndësinë e këtyre veprave për lexuesit.

Fondacioni Dauti veprimtarinë botuese do vazhdoj ta realizoj nëpërmjet konkursit, duke qenë promotor dhe përkrahës i denjë i zhvillimit dhe fuqizimit të proceseve edukativo-arsimore dhe kulturore në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button