Sulmohet fizikisht një shkupjan pas zënkave me fjalë për grupet e tifozëve

Shkupjani tridhjetëvjeçar S.B. është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur të maskuar mbrëmë në orën 23:50 në rrugën “Dane Krapçev”.

Siç kumtoi MPB-ja, personat e maskuar kanë sulmuar S.B. kur ka dalë nga automjeti me një objekt të fortë dhe me grushta më pas ata janë larguar nga vendi. Pas sulmit është gjetur dhe është arrestuar njëri person, ku bëhet fjalë për një 28-vjeçar nga Shkupi M.D.

Nga biseda e kryer shkak i sulmit fizik ka qenë zënka paraprake me fjalë lidhur me grupet e tifozëve.

Merren masa për të gjetur edhe personin e dytë si dhe për pastrimin e tërësishëm të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button