Diktatorët dhe demokratët e vilajetit të errët

Erol Rizaov, kolumnë-“ Frikë dhe ethe në vilajetin e errët”, Utrinski Vesnik
Kolegu nga kronikat e zeza Kezharovski u bë fytyrë e rëndësishme historike, vetëm, të mos jesh nën lëkurën e tij. Nuk është për lakmi. Fitoi dënim disavjeçar me burg për diçka që ka informuar për duke e hulumtuar rastin Oreshe.

Sonja Kramarska, editorial-“Turpi historik”, Utrinski Vesnik
Serbia dhe shtetet tjera që dolën nga ish SFRJ, me vdekjen e Jovankës, bashkëshortes së Titos, më në fund e mbyllin kapitullin jugosllav. Tani më nuk ka kurrfarë pengesash që kjo pjesë e historisë të mbyllet dhe në mënyrë të përshtatshme të vendoset në vendin ku i takon.

Slobodan Najdovski, kolumnë-“ Shuplaka nga Krombergu dhe Shuberti”, Utrinski Vesnik
Kompania gjermane ka pasur resurse të kufizuara, megjithatë Qeveria dhe komuna e Manastirit kanë sasi të pakufizuar parash dhe iu kanë ndihmuar Gjermanëve me 1,5 milion euro.

Toni Naunoski, kolumnë- “Mjaft me Trpen, Trajçen dhe Mirkon”, Dnevnik
Pse demokratët  OJQ të mëdhenj të Maqedonisë asnjëherë nuk shkojnë në Haraçinë që të mbajnë tribunë me temë- Kthim i refugjatëve Maqedonas të vitit 2001, me hyrje e cila do ti glorifikojë fitimet e demokracisë dhe të vlerave Evropiane të shekullit 21.

Ilija Dimovski, kolumnë-“ Një shkelje parimi lind tjetrën”, Dnevnik
Intervistat e udhëheqësve të opozitës dhe tekstet e bajraktarëve gazetare të LSDM-së me asgjë nuk dallojnë me argumentet që Greqia i shfrytëzon kundër nesh.

Hristo Ivanovski, kolumnë- “Diktatorë të mirë dhe demokratë të këqinj”, Dnevnik
Pas vrasjes së globalizimit i kërkojmë nuancat mes të bardhës dhe të zezës, me shpresë se është e mundur të ndërtohet botë më e mirë nga kjo që po e shohim, e besa edhe po e ndjejmë.

Igor K.Ilievski, koment-  “ARM e para në pritje të NATOS”, Dnevnik
Edhe ARM pse punojnë, funksionojnë, luftojnë dhe sillen si pjesë e aleancës, ushtarët e ARM-së do të mbesin të parët me një rekord jo të famshëm- si Armatë që e para e filloi procesin e anëtarësimit në Nato, E kursesi ta kryejë.

Miroslav Sloboden Grçev, kolumnë-“ Në vorbullat e marrëzisë”, Slloboden Peçat
Pushteti i DPMNE-së, i ballafaquar me këtë sfidë, përdëfton kreativitetin e pashtershëm të marrëzisë, duke i menduar “projektet” më të panevojshme që ti ndërtojnë pikërisht në Vodno.

Zharko Jordanovski, koment-“ Të jemi real, të kërkojmë Zvicër në Ballkan”, Sloboden Peçat
Çdo qytetar i rritur duhet ta ketë të drejt të një bankënotë, me vetë faktin që ka pasaportë Maqedonase. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button