Mbledhje të katër komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë mbledhje komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, komisioni ligjdhënës-juridik, për mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni për kulturë.

Propozim-ligji për numrin e amzës, në lexim të dytë është pika e vetme në rendin e ditës të mbledhjes së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive.

Komisioni ligjdhënës-juridik në mbledhje do të diskutojë rreth propozim-ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lizing, të Ligjit për menaxhim me mbeturinat, të Ligjit për të huajt dhe të Ligjit për veprimtarinë shkencore-hulumtuese, të gjithë në lexim të parë.

Në agjendë janë edhe propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shfrytëzimin dhe disponimin me gjërat e organeve shtetërore, të Ligjit për inspektorat arsimor dhe të Ligjit për veprimtari inovative, të gjithë në lexim të dytë.

Anëtarët e këtij komisioni, mes të tjerash do të diskutojnë edhe rreth Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokën ndërtimore, në lexim të dytë.

Në mbledhjen e Komisionit për mbrojtje dhe siguri pritet të diskutohet rreth Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të huajt, në lexim të parë.

Deputetët-anëtarë të Komisionit për kulturë, në mbledhjen e sotme do të diskutojnë rreth Propozim-ligjit për plotësim të Ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, në lexim të dytë. ab/mp/8:44

Lajme të ngjashme

Back to top button