Gruevski me përjashtim të qenurit pastor, tani është mesia i dërguar nga Perëndia

Kapixhik nr. 122, e mërkurë, 4 Shtator

Eroll Rizaov, kolumnë- “Dituria mbërriti në Maqedoni”, Utrinski Vesnik
Ljubisha Georgievski, një regjisor i njohur, politikan dhe diplomat, i tregoi publikut se urtësia në fund mbërriti në Maqedoni. E shpalli kryeministrin tonë si shpëtimtar dhe i dërguar nga Perëndia. Nuk ka spjegim se pse dhe me cilat akte, por pasi është nga Zoti, nuk duhet të pyetet.

Sllobodanka Jovanovska, komenti- “Lideri i BDI-së jashtë i fortë, në shtëpi po kapitullon”, Utrinski Vesnik
Prej më se pesëdhjetë karrige diplomatike të Maqedonisë , BDI arriti të fitojë për vetëm nëntë për kandidatët e saj.

Ivana Kostovska, kolumnë-  Disneyland për emrin”, Dnevnik
Në periudhën kur ai takoheshe me Bakojani, Ahmeti ishte ende shpoj diplomatik. Mori ca vite që ta procesojnë deri në shkallën e duhur, që të mësojë se nuk guxon të flet se ne mund të quhemi edhe Disneyland, apo se duhet të jesh budalla që të mos kuptosh se në qoftë je Sllav, nuk mund të jesh Maqedonas.

Gordana Duvnjak, editoriali- “Ftua i verdhë – pishë e gjelbërt”, Utrinski Vesnik
Letra e Gruevskit për përfaqësuesin e OSBE-së në mbrojtje të pavarësisë të gjyqit maqedonas, është më shumë për “përdorim shtëpiak”. Të huajt prej kohësh kanë gjithçka të qartë!

Agim Jonuzi, kolona- “Pellg i vogël, plotë krokodilë”, Dnevnik
Unë , Shqiptar, myslimanë, shkupjan me shumë breza, publikisht parashtroj pyetjen. Në qoftë se mes paqes dhe trazirës në Maqedoni, zgjedhim atë në mes si një lajtmotiv i përditshmërisë të shtetit, ku po shkojmë?

Branko Gjorgjevski , komenti “Benevolenca dhe përgjegjësia më të rëndësishme se grupi punues”, Dnevnik
Duhet ta kemi të qartë se nëse te aktorët parlamentare nga qeveria dhe ato të opozitës nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga lojërat dhe skenaret, që mund të sjellin atë që e pamë më 24 Dhjetor , është e kotë të presim punën e grupit punues.

Mirçe Jovanovski, kolumnë- “Pengesat partnere”, Utrinski Vesnik
Gruri është vetëm një zgjatje e nxitjes mes vendeve fqinje në regjion. Në qershor ajo ishte tarifa aktuale prej 100 euro që e futi Kosova për kamionet Maqedonase, por në sajë të përpjekjeve të Ministrive kompetente (përkohësisht) u tërhoq. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button