Platforma Politike nga Lëvizja BESA të shtunën prezantohet në Tetovë

Lëvizja BESA duke pasur parasysh krizën e thellë politike në Maqedoni konsideron se të gjitha rrugët çojnë drejt “Ridefinimit” të shtetit.

“Me këtë rast, në frymë të ofertës autentike për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe në frymë të ofertës konkrete për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni, Lëvizja BESA ndalet në Tetovë që ta bëjë prezantimin e platformës së saj politike “RIDEFINIMI”, që tashmë është bërë shenjë mbrojtëse e Lëvizjes.

Pra, me datë 09.05.2015 (e shtunë) në ora 18:00 restoranti “DINAMIKA” (në hyrje të Tetovës), do të bëhet prezantimi i Platformës Politike “Ridefinimi” nga ana e Kryetarit Bilall Kasami, anëtarit të Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, kurse në këtë tubim do të jenë prezent edhe disa nga anëtarët e Kryesisë së kësaj Lëvizje”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Back to top button