Zaev: Takimi mes Mlladenovit dhe Jakimovskit nuk ka ndodhur

Takimi mes Stevçe Jakimovskit dhe Nikolla Mlladenovit, që dëgjohet në bisedat telefonike të Gordana Jankullovskës, ku thuhet se Mlladenov për herë të fundit është takuar me Jakimovskin, në fakt ky takim nuk ka ndodhur asnjëherë, kështu deklaroi Lideri i opozitës Zaoran Zaev gjatë publikimit të bombës së 30.

“Mlladenov që do të takohet me Jakimovskin i ka treguar edhe gruas së tij, për këtë qëllim edhe ka dal nga shtëpia. Por ky takim nuk ka ndodhur asnjëherë. Këtë e ka vërtetuar edhe vet Jakimovski”, deklaroi Zaev.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button