Protesta në Manastir: Me vezë në drejtim të objektit të komunës

Nëpërmjet rrjeteve sociale u organizua marshi protestues  edhe në Manastir, kundër brutalitetit policor.

Siç raporton Televizioni Tera, demonstruesit e kanë filluar protestën nga fontana tek muzeu në Manastir, përmes një rrugice të gjerë kanë arritur para objektit të SPB-Manastir, ku aty ishte vendosur një kordon policor.

Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe më pas u drejtuan drejt objektit të komunës ku kërkuan dorëheqjen edhe nga kryetari i komunës së Manastirit dhe kanë filluar ta gjuajnë me vezë objektin e komunës

Lajme të ngjashme

Back to top button