Borxhlinjtë e faturave do të mbeten pa ujë në Dibër

Në listën e borxhlinjve  të NKP-së, në Dibër ,  qëndrojnë emra të drejtorëve, profesorëve, udhëheqësve dhe biznesmenëve të shumtë të cilët për një kohë të gjatë nuk kanë paguar faturat. Borxhi i tyre ndaj NKP, arrijnë vlerën prej disa mijë euro. 

Drejtori i kësaj ndërmarrje, Mazllum Lleshi, thotë, se e gjithë kjo situatë ka krijuar vështirësi për funksionimin e ndërmarrjes. “Punonjësit marrin vetëm rrogë, nuk kemi mjete të paguajmë sigurimin e tyre. Me ndihmën e pushtetit vendor dhe  intervenimin e  kryetarit  të komunës, Ruzhdi Lata, nisëm aksionin e suksesshëm. Tre restorante u shkyçën nga rrjeti i ujit, ndaj pronarët e tyre ishin të detyruar të paguajnë faturat e ujit të pijshëm”, tha ai.

 Ka biznesmenë që kanë borxh  për mos pagesën e ujit të pijshëm  deri në 4 mijë euro , por ky problem ka filluar të tejkalohet ngadalë. Aksione të këtilla duhet të ketë më shpesh që të vijmë në rrjedhat tona,,  potencoi Lleshi.

Ndërkaq kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata potencoi: ,, Dibra ka dalë nga sistemi me të vetmin qëllim, dibranët paguajnë faturat e telefonit dhe rrymës ndërsa  pagesën e ujit  të pijshëm e  neglizhojnë. Kjo do të thotë se ne i bëjmë nder një kompanie të huaj dhe nuk  paguajmë  atë që e kemi në vendin tonë.  Kjo dukuri do të tejkalohet në hap me kohën,, tha Lata.

Lajme të ngjashme

Back to top button