Si po i vret teknologjia çiftet

Ne jetojmë në një jetë me teknologji të zhvilluar dhe kjo e bën jetën tonë më të thjeshte. Por, a keni menduar ndonjëherë se si po ndikon teknologjia në lidhjen tuaj.

Më poshtë do të përmendim disa mënyra se si teknologjia ndikon negativisht tek çiftet:

1.Flirtimi online

Flirtimi online është i lehtë për ta bërë, argëtues dhe i vështirë për t’u kuptuar. Kjo është arsyeja pse shumë qifte edhe pse kanë lidhje flirtojnë online me njerëz të tjerë.

2.Varësia në lojëra elektronike

Studimet tregojnë se gjithmonë e më shumë çiftet po ndahen për shkak të varësisë në lojëra elektronike. Kjo ndikon që ju të kaloni një kohë të gjatë duke luajtur në vend që t`i kushtoni vëmendje partneres.

3.Teknologjia ndikon në shëndet

Studimet tregojnë që teknologjia ndikon në shfaqjen e çrregullimeve mendore si depresioni, stresi, ankthi etj.

4.Grindja përmes telefonit

Nëse ju keni mosmarrëveshje me partnerin është në rregull, por nëse grindeni përmes telefonit shumë gjëra keqkuptohen dhe kjo nuk është e shëndetshme për lidhjen tuaj.

5.Ju lidheni me të kaluarën e tij

Mediat sociale e kanë bërë të lehtë të keni informacione mbi çdokënd dhe të kaluarën e tij. Mos shikoni ish të dashurat e partnerit në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button