Rusi: Raketa balistike janë vërejtur në Mesdhe
![Objekte balistike janë vërejtur në Mesdhe](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/18CE3F5E8274E3A8F3FA94D570B82BE5.jpg?fit=640%2C352&ssl=1)
Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se radarët e saj kanë detektuar dy “objekte” balistike, që ishin shkrepur drejt pjesës lindore të Mesdheut, nga pjesa qendrore e detit.
Agjencitë ruse të lajmeve e kanë cituar një zëdhënës që ka thënë se lansimi ishte bërë sot në mëngjes dhe se objektet ishin detektuar nga sistemi i alarmimit të hershëm në Armavir, në pjesën jugore të Rusisë, transmeton REL.
Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, për këtë zhvillim, tashmë i ka raportuar presidentit Vlladimir Putin.
Nuk ka detaje të tjera lidhur me raportimet për lansime.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur luftanije në Mesdhe, qartas, në kuadër të përgatitjeve për aksion të mundshëm ushtarak kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad, në Siri.