Prokuroria publike e Tetovës e heton shpërthimin para BDI­-së

­Prokuroria Themelore Publike kompetente e Tetovës ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes pas shpërthimit të djeshëm para selisë së BDI­-së në Tetovë.

Siç kumtoi Prokuroria Publike, janë marrë gjurmë materiale nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar për ekspertizë. Prokurori kompetent ka marrë edhe CD nga kamera e vendosur e vëzhgimit, që do të jetë mjet për shqyrtim dhe analizë. “Nga shpërthimi nuk ka viktima në njerëz, ndërsa është shkaktuar dëm minimal material”, thuhet në kumtesën nga Prokuroria publike.

Mjet i panjohur shpërthyes është aktivizuar me siguri me gjuajtje në afërsi në selinë e BDI-­së në paralagjen e Tetovës, Reçica e Vogël, njofton zëdhënësi i SPB Tetovë,Marjan Josifovski. Në polici, shpërthimi është lajmëruar në orën 21 e 50 minuta me ç’rast ekipi i SPB Tetovë ka dalë në terren. Organet kompetente punojnë në zbulimin e motiveve dhe të kryerësve.

Lajme të ngjashme

Back to top button