U përurua objekti i rinovuar i shkollës multietnike ‘Sami Frashëri’-Saraj

Nxënësit e shkollës fillore ‘Sami Frashëri’, që gjendet në fshatin Shishovë të Sarajit, prej sot mësimin e ndjekin në objekt te rinovuar tërësisht dhe me standarde evropiane.

Objektin e ri e kanë përuruar ministri arsimit Spiro Ristovski, zëvendësministri për arsim dhe shkencë Safet Neziri, kryetari i Komunës Saraj Bekim Murati dhe përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Shkup, të cilët e kanë financuar projektin.

Spiro Ristovski, ministri i arsimit dhe shkencës, ka përshëndetur ndihmën e OSBE-së.

“Dua të përshëndes përkrahjen dhe nismën nga ana e OSBE-së, një organizatë kjo me përgjegjësi të madhe shoqërore dhe një partner i sinqertë i institucioneve tona, veçanërisht në fushën e arsimit. Besoj se pajisjet e reja dhe pamja e re e shkollës do të shërbejnë si inspirim jo vetëm për nxënësit, por gjithashtu edhe për prindërit dhe mësimdhënësit”, ka deklaruar Ristovski.

‘Kjo tregon për një jetesë të përbashkët për banorët e Shishovës, kjo duhet të jetë një shembull konkret për vendbanimet e përziera multi etnike  se si duhet jetuar dhe vepruar në sistemin arsimor në vendet ku jetojnë disa bashkësi etnike’ tha Safet Neziri.

‘Faleminderojmë misionin e OSBE që na kanë ndihmuar për këtë investim në rinovimin e kësaj shkolle multietnike e cila duhet të jetë shembull i mirë për të gjitha shkollat tjera në vend. Bëhet fjalë për rinovimin e tërësishëm siç është ndrimi i dritareve dhe inventarit të brendshëm’ tha Murati.

Për mbjelljen e farës së tolerancës dhe respektit të ndërsjellë për gjeneratat e ardhshme, është e rëndësishme që fëmijët e bashkësive të ndryshme të mësojnë së bashku, si dhe për njëri tjetrin”, deklaroi Shefi i Misionit të OSBE-së.

“Fatmirësisht, kjo shkollë mbetet model inspirimi për një arsim të përbashkët”, ka thënë Breth./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button