Arben Llabënishti flet gjatë e gjërë për dorëheqjen e tij nga BDI

Në një intervistë për gazetën “Illyria”, flet menjëherë pas dorëheqjes Arben Labënishti, ish-zv-ministri i Mbrojtjes dhe ish-anëtari i kryesisë së BDI-së.

Illyria: Zoti Labënishti, ne botuam në uebsajtin e gazetës “Illyria” tekstin e dorëheqjes suaj dhe u bë menjëherë materiali më i lexuar. Si e shpjegoni ju këtë interes kaq të madh?

Padyshim që shqiptarët e Amerikës ashtu si ata që jetojnë në trojet e tyre autoktone në Ballkan, janë të shqetësuar për situatën politike në Maqedoni, për interesat e shqiptarëve aty dhe për qëndrimin e partive politike shqiptare për këtë situatë, në veçanti te BDI-së si pjesë e koalicionit qeverisës dhe si një parti e cila e llogarit për kapital të saj konfliktin e armatosur të vitit 2001, rezultatet e këtij konflikti dhe veten pasardhëse te UCK-së.

Dorheqjet e mia janë të lidhura drejtpërdrejt me këto probleme dhe shqetësime, për te cilat jam shprehur në tekstin që edhe ju e botuat në uebsajtin e gazetës “Illyria”. Besoj se shqiptarët duke i ditur edhe qëndrimet e mia të mëparshme, i pritën dorheqjet si reflektim dhe reagim kuptimplot ndaj situatës politike në vend dhe politikbërjes te dëmshme të BDI-së për interesat e shqiptarëve. Mbase lexuesi e ka vlerësuar edhe si një shpresë për ndërgjegjësim të individëve a grupacioneve brenda BDI-së që mund ta hapte rrugën për ndryshime. Mendoj se këto kan qëne arsyet kryesore që shpjegojn interesin për lajmin e dorëheqjeve të mia.

Illyria: Duke dhënë dorëheqjen nga një numër postesh, ju jeni tani në një udhëkryq në jetën tuaj politike. Mirëpo, në udhëkryq më duket se ndodhet edhe Maqedonia dhe BDI në këtë kohë. Çfarë rruge mund të marrin zhvillimet sipas jush në javët dhe muajt e ardhshëm?

Me politikanë, të cilët nuk kanë kulturë, parime e koncepte europiane qeverisje dhe bashkëjetese, të papërgjegjshem dhe të korruptuar, të cilët procesin e integrimeve euroatlantike e kanë vetëm fasadë mashtrimi, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dokument manipulimi dhe etjen për pushtet patologjike, duke mos e pranuar realitetin për të cilën ata vetë janë përgjegjës, si dhe qëndrimet e prera të opozitës për dorëheqje të qeverisë dhe krijimin e një qeverie kalimtare, mundësia ështe shumë e madhe që situata të thellohet me veprime protestuese në rrugë, provokime të shqiptarëve dhe skenare anti shqiptare edhe më të rrezikshme se këto te ditëve të fundit, për të cilat sot nuk mund të thuhet si do të përfundonin.

Intervista e plotë gjendet në këtë link.

Lajme të ngjashme

Back to top button