11 fjalë që na kanë mbetë nga turqishtja

Shumë fjalë në gjuhën tonë shqipe na kanë mbetur nga turqishtja. Ende sot shumë prej tyre i përdorim gjatë gjithë kohës. Prej shumë fjalëve ne i kemi përmendur vetëm 11 prej tyre.

1. Kafe

Image

Pa dyshim, kafja është një prej produkteve që konsumohet më së shumti në shoqërinë tonë kosovare. Emri kafe, vjen prej turqishtës.

2. Çaj

Image

Çaji i Rusit në fakt nuk është i rusit por i kinezit. Fjala vjen nga kinezishtja, por në gjuhën shqipe është futur nga Turqia (kontrabandë).

3. Tenxhere

Image

Pjesë të pandashme të kuzhinave dhe një prej gjërave kryesore për përgatitjen e ushqimeve tona.

4. Dollap

Image

Nuk mund të paramendohet një dhomë pa shumë dollape.

5. Perde

Image

Perdet ia jepin një hijeshi dhomave tona. More, more perdesyz.

6. Majmun

Image

Fjala majmun më së shpeshti përdoret për fëmijëve të vegjël kur lazdrohen. Paramendo, edhe këtë fjalë e kemi nga turqishtja.

7. Sabah

Image

Shumë shpesh përdoret “u bë sabah” kur fillon të agoi dita.

8. Aksham

Image

Si përdoret “U bë sabah”, njëjtë përdoret edhe “ U bë aksham” kur fillon të errësohet.

9. Penxhere

Image

“Dola në penxhere” përdoret kur del në dritare me marrë pak ajër.

10. Xhezve

Image

Si do të kishim pi kafe turke pa xhezve?

11. Filxhan

Image
Nuk pihet kafja turke pa filxhan e pa llokum.

Lajme të ngjashme

Back to top button