Lunaçek: Lajm i mirë për Kosovën dhe BE-në

Raportuesja në Parlamentin Europian për Kosovën, Ulrike Lunaçek deklaroi se miratimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) për Kosovën në Komisionin Europian është lajm i mirë jo vetëm për Kosovën, por edhe për BE-në.

“Ky është një lajm shumë i mirë dhe një hap i rëndësishëm më tutje i Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane. E përshëndes vendimin e KE-së mbi pranimin e MSA-së dhe përcjelljen e tij për miratim në Këshillin e Bashkimit dhe në Parlamentin Europian”, ka theksuar ajo.

Siç është shprehur ajo, për herë të parë BE dhe Kosova do të kenë një marrëveshje dhe i ka bërë thirrje Këshillit të BE-së që të nënshkruaj dhe ta mbyllë këtë dokument sa më parë të jetë e mundur, transmeton koha.net.

Politikania austriake ka treguar se pas kësaj Parlamenti Europian do të duhej qysh në shtator ta miratojë MSA-në, në mënyrë që të hyjë në fuqi më 2016.

“Bëj thirrje për një proces të përshpejtuar meqë MSA-ja do të jetë nxitje e fuqishme për implementim dhe institucionalizimin e reformave dhe mundësi e re për Kosovën për t’i forcuar marrëdhëniet me fqinjët , dhe kështu t’i kontribuojë stabilizimit të rajonit. Duhet ta shfrytëzojmë këtë shans që të konfirmojmë dëshirën tonë që t’i japim një nxitje procesit të zgjerimit”, ka thënë nënkryetarja e Parlamentit Europian.

Lajme të ngjashme

Back to top button