Stavreski qëndron pas Jugohromit, që po helmon tetovarët? (Video)

Në kuadër të Bombës 28, dëgjohet zëri i shefit të Shërbimit Sekret të Maqedonisë, Sasho Mijallkov i cili në një bisedë telefonike me një person me emrin COBE flasin se si kompania SGS të merr sa më shumë tendere nëpër firmat shtetërore, por edhe ata private. Madje Cobe përmend fabrikën JUGOHROM në Jegunovce të Tetovës.

Në një moment Cobe thote se raportet e shkëlqyera me udhëheqësin e Jugohromit i ka ministri i financave, Zoran Stavrevski.

Me këtë del në sheshë një dëshmi e madhe se pse tetovarët nuk mund të mbyllin me protetsta ndotësin më të madh të Pollugit fabrikën Jugohrom. Pasi pas kësaj fabrike qëndron ministri i financave, Zoran Stavrevski nga VMRO-DPMNE.

Kështu flitet në matrialet që i prezentoi sot LSDM-ja në preskonferencën e sotme për shtyp.

Lajme të ngjashme

Back to top button