Nikoliq e ka të qartë mesazhin gjerman, po mendon platformë të re për Kosovën

Presideni serb, Tomislav Nikoliq ka thënë se Kosova është çështje kruciale mbi anëtarësimin e Serbisë në BE, por jo aq sa të vihen kushte për njohjen e “pjesës jugore” të saj, duke injoruar faktin se edhe veriu është pjesë territoriale e shtetit të Kosovës, raporton B92.

“Nga ne po kërkohet që të nënshkruajmë një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës e cila gjë do t’i rregullonte mardhëniet e dy vendeve. Gjermania nuk do të heqë dorë nga kjo”, ka thënë Nikoliq.
Nikoliq ka shtuar se ky qëndrim deri vonë ka qenë i fshehur, por tash është një pozicion që dominon qëndrimet e përfaqësuesve evropianë, transmeton Indeksonline.

Nikoliq thotë se ky qëndrim gjithnjë e më shumë po dominon Evropën, kështu që Serbia duhe të mendojë një platformë të re për Kosovën.

“Menjëherë pas pushimeve të Majit, kjo platformë do të jetë në tavolinën e kryeministrit. Qeveria do të vlerësoj nëse kjo platformë është e realizueshme apo jo, pastaj e njëjta do të dërgohet në Parlament”, ka thënë Nikoliq.

Sipas Nikoliqit, thelbi i kësaj ideje është mos-njohja e Kosovës dhe anëtarësimi në institucione ndërkombëtare duke e mënjanuar atë si kusht. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button