Aivo Orav do të shpalosë aktivitetet për “Ditën e Evropës”

Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, zëvendëskryeministri Fatmir Besimi dhe kryetarja e Lëvizjes evropiane Milena Gjurovska, sot do t’i prezantojnë aktivitetet me rastin e përvjetorit të kremtimit të Ditës së Evropës.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në partneritet me Sekretariatin për çështje evropiane, Lëvizjen evropiane, ambasadat e vendeve-anëtare të BE-së dhe institucioneve të tjera lokale do të organizojnë dhe mbështesin më shumë se 50 ngjarje me qëllim që ta festojnë ditëlindjen e 65-të të Bashkimit Evropian dhe t’ua afrojnë procesin e integrimit evropian qytetarëve.

Dita e Evropës 2015 do të kremtohet në shumë mënyra, duke përfshirë edhe ngjarjen tradicionale Ditën e flamurit evropian, Maratonën e Shkupit me rastin e Ditës së Evropës, Hepeningun muzikor në Shkup si dhe shumë debate, ligjërata, gara, ngjarje kulturore dhe kremtime lokale, të cilat do të mbahen në mbarë vendin.

BE info rrjeti – BE infor pikat në komunat Dibër, Ohër, Gjevgjeli, Kavadar, Koçanë, Manastir, Tetovë, Gostivar, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Veles – do të organizojnë hepeningje për Ditën e Evropës, me qëllim që të festohet ideja evropiane në nivel lokal.

Autobusi i BE-së, këtë vit sërish do të udhëtojë nëpër vend dhe do t’i vizitojë fshatrat në vijim: Porroj, Krivogashtan, Çegran, Konçe, Çerkez, Negorci, Petrovec, Plasnicë, Obleshevë dhe Prosenikovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button