Vdes shkupjani duke pastruar dëborën në Galiçnik

Një shkupjan dyzet e pesëvjeçar mbrëmë e ka humbur jetën pasi që e ka përplasur një automjet, i cili e ka pastruar dëborën në rrugën lokale Mavrovë deri në Galiçnik.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person nga Shkupi, i cili me siguri është angazhuar si ndihmës.

Atë gjatë lëvizjes prapa e ka përplasur dhe e ka shtypur me rrota, makineria e punës “zil”, e cila e ka pastruar rrugën nga bora, tek vendi Carevac. Shoferi i makinerisë është ndaluar në bisedë.

Prokurori publik, ekipi i krim teknikës, inspektori i punës dhe mbrojtjes gjatë punës, kanë kryer hetim deri në orët e vona, pas së cilës do të dihen më shumë hollësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button