Letra prekëse e 11-vjeçares: Mos hajdeni në Itali, në det ka vetëm vdekje

Ka shumë histori njerëzore në udhëtimet e dëshpëruara të emigrantëve të shumtë, të cilat shndërrohen në tragjedi të vërteta në detin Mesdhe, në të cilin prej vitesh përjetohen histori të çdo lloji.

Sot po ju tregojmë për njërën prej tyre dhe më konkretisht kanë të bëjnë me fjalët e një vajze të vogël, e cila i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes. Janë fjalë që të prekin dhe bëjnë apel për këdo që kërkon të kalojë detin për një jetë më të mirë.

“Vij nga Gambia dhe kam kaluar detin për të mbërritur në Itali. Shumë persona kanë ndërruar jetë. Miqtë e mi më të mirë, motra, vëllai im, familjarët, të gjithë lanë jetën në dallgët e Mesdheut për të mbërritur në Itali. Ju lutem, iu them të gjithë personave që duan të vijnë në këtë shtet të quajtur Itali se deti është shumë i rrezikshëm. Ju lutem motra dhe vëllezër, mjaft tentuat të vini në këtë mënyrë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem… jua kërkoj me shpirt sepse kam përjetuar vetë gjithçka dhe di çfarë ju pret”,- kanë qenë fjalët e vajzës.

Ajo është vetëm 11 vjeçe dhe e vetmja e mbijetuar nga familja e saj gjatë përmbytjes që shndërroi detin Nostrum në një varrezë. E vogla ka mbërritur më 14 prill në Reggio Calabria. E vetme. Prindërit, vëllai dhe motra e saj më e madhe nuk arritën t’ia dilnin mbanë.

Vetëm motra e saj më e madhe dhe vajza 11 vjeçare arritën të shpëtonin, duke u mbajtur fortë pas një kamerdareje shpëtimi. Pjesa tjetër e familjes nuk arriti të mbijetojë. Babai i tyre kishte paguar një çmim shumë të lartë tek skafisti, në mënyrë që vajzat të ndodheshin në një vend të mirë në varkën ku ndodhi përmbytja. Pjesa tjetër e familjes ndenji poshtë, jo në kuvertë, bashkë me 400 persona të tjerë. Më pas ndodhi tragjedia.

Tani vajza ndodhet në një shtëpi bamirësie për të vegjlit e drejtuar nga Shërbimi i Emigrantëve në Komunitetin Papa Giovanni XXIII në Reggio Calabria. Punonjësit socialë kanë treguar se vajza u ul vetë për të shkruar letrën. Ajo mori një letër të bardhë në të cilën, mes rreshtave shkruante “në det ka vetëm vdekje”. “Sytë e saj tregojnë dhimbje të pafundme”,- thonë punonjësit./tesheshi.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button