Mrekulli në Nepal, foshnja nxirret gjallë pas 22 orëve nën rrënoja (Foto)

Pas 22 orësh qëndrimi nën rrënoja e shkaktuara nga tërmeti i pak ditëve më parë në Nepal, ushtria ka arritur të gjejë dhe të nxjerrë të gjallë një bebe, vetëm 4 muajshe.

Kërkimi në ndërtesat e shembura pas tërmetit në Nepal vazhdon ende dhe ka ende shpresë se mund të gjenden të tjerë të mbijetuar, pas mrekullisë më të fundit të gjetjes së një foshnje pak muajshe, transmeton Shqiptarja.

Foshnja është gjetur nën rrënojat e një shtëpie në qytetin historik të Bhaktapur dhe grupet e shpëtimit e kanë dërguar menjëherë në spital ku ka marë mjekimet e nevojshme dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Skuadrat e shpëtimit të Nepalit kanë arritur të nxjerrin jashtë gjithashtu dhe një të mbijetuar nga gërmadhat e ndërtesave të shumta në Kathmandu.

28-vjeçari ka qëndruar nën rrënoja për më shumë se 82 orë, sipas policisë së Nepalit. Për shpëtimin e tij u deshën më shumë se 5 orë dhe doktorët dyshojnë se mund të ketë lëndime në gjymtyrë.

Ndërsa ditët kalojnë numri i viktimave vazhdon të rritet pas tërmetit katastrofik duke arritur në mbi 5 mijë të vdekur.

Mrekulli në Nepal, foshnja nxirret gjallë pas 22 orëve nën rrënoja2

Mrekulli në Nepal, foshnja nxirret gjallë pas 22 orëve nën rrënoja

Lajme të ngjashme

Back to top button