A po krijohet super-kontinenti i Amazisë?

Shkencëtarët kanë analizuar ndryshimet që do të ndodhin gjatë dhjetëra miliona vjetëve të ardhshëm. Gjeologu kinez, Jeng-Xiang Li, pas tërmetit të fuqishëm në shtetin aziatik të Nepalit, udhëtoi për në këtë vend me qëllim të përdorimit të instrumenteve të reja sizmike që të studiojë përplasjet e pllakës tektonike indiane me atë euroaziatike.

Çfarë është Amazia?

Ideja se Toka do të formojë një super-kontinent të ri të quajtur Amazia, nuk është e re. Por, pajisjet sizmologjike dhe teknikat që tani janë në dispozicion të ekspertëve, do t’ju lehtësojnë punën në studimin e ndryshimeve dhe shumë detaje të tjera, transmeton Telegrafi.

Gjersa shkencëtarët në përgjithësi po pajtohen se proceset natyrore po formojnë një super-kontinent, subjekt i debatit është se në cilin vend do të krijohet saktësisht ky kontinent i ri?

Derisa disa shkencëtarë mendojnë se kontinenti i ri do të shtrihet përreth Afrikës, sipas një studimi në Universitetin Yale, do të jetë pika e takimit të Polit të Veriut.

Amerika Veriore dhe Jugore do të “ndrydhen” për t’u bashkuar, ndërsa Deti i Karaibeve dhe Oqeani Arktik do të zhduket. Azia do të bashkohet me Amerikën, erdhi në përfundim një studim i ri.

Por, këto ndryshime do të jenë të dukshme vetëm pas 50-200 milionë vjetëve.
Pavarësisht se janë të lidhur tashmë me Euroazinë, pllaka indiane vazhdon të lëvizë në drejtim të veriut, disa centimetra në vit, duke shkaktuar aktivitete tektonike.

Megjithatë, kontinente të tjera janë duke lëvizur në drejtim të njëra-tjetrës. Çdo vit, Oqeanit Paqësor po i zhduket nga një centimetër, përkatësisht derisa përfundimisht do të bashkohet me Amerikën dhe Euroazinë.

Gjithashtu edhe Australia është duke lëvizur drejt Azisë me 7,8 centimetra në vit, gjë që do të rezultojë bashkimin me Amazinë.

“Kjo do të marrë të paktën dhjetëra miliona vjet, ndoshta edhe qindra miliona, para se super-kontinenti i ri të formohet plotësisht”, tha Li.

Shkencëtarët këtë proces mund ta krahasojnë me super-kontinentin e mëparshëm Pangea, i cili u formua rreth një miliard e 300 milionë vjet më parë. Ajo u nda në shtatë kontinente dhe si rezultat i kësaj lindi Oqeani Atlantik rreth 100 milionë vjet më vonë.

Sipërfaqja e Tokës është formuar nga shtatë pllaka të mëdha dhe disa të vogla tektonike, të cilat lëvizin me një shpejtësi që ndryshojnë nga disa milimetra deri në dy centimetra në vit, apo thënë më ndryshe, me shpejtësinë e rritjes së thonjve të njeriut. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button