Panairi i karrierës në Universitetin e Evropës Juglindore

Ministri i Arsimit dhe  Shkencës, m-r Abdilaqim Ademi sot mori pjesë në Panairin e karrierës në organizim të Qendrës së Karrierës në Universitetin e Evropës Juglindore. Ministri theksoi se  këtë vit në Panair do të prezentohen më shumë se 30 kompani, përkatësishtë  më shumë se 30 punëdhënës potencial, njerëz  të cilët arsimimin e tyre e fitojnë në Universitetin e Shtulit.

„Të dhënat tregojnë se pothuajse 50 përqind e studentëve të këtij universiteti arrijnë të punësohen një vit pas diplomimit , kurse mbi 12 përqind arrijnë të punësohen edhe  para se të marrin diplomën në dorë. Kjo do të thotë se në Universitetin e Evropës Juglindore shkollohen kuadro  sipas plan programeve mësimore më bashkëkohore, të cilët janë të lidhura ngushtë  me nevojat e Komunitetit të Biznesit.

Pikërishtë për këtë mund të them se kompanitë të cilat marrin pjesë në këtë  Panair kanë bërë hapin e duhur. Do të prezentohen para kuadrit të lartë arsimor për të cilën gjë  jam i bindur se shumë shpejtë do të jenë pjesë e ekipit të tyre” u shpreh Ademi .

Ministri Ademi shtoi se ndjen  kënaqësi që merrë pjesë në evente ku ekziston një ndërlidhje e drejtëpërdrejtë në mes   Komunitetit të biznesit dhe  arsimit.

„ Një nga qëllimet e çdo vendi, dhe çdo Qeverie është rritja e punësimeve, sidomos punësimi i gjeneratave të reja , sepse ata janë forcë shtytëse e çdo shoqërie.  Ata janë inxhinierë  tanë, mjekë tanë, profesorë tanë, ata janë njerëz të cilët e ndërtojnë të ardhmen e vendit tonë. Panairi i Karrierës i Universitetit të Evropës Juglindore, ofron kontribut të madh për rrëfime të këtilla të suksesshme” tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi.

Panairi i karrierës në Universitetin e Shtulit këtë vit mbahet për herë të dhjetë jubilar.

Lajme të ngjashme

Back to top button