Kujtimi i dasmës së mbretit Zog, kthim në vitet ‘30 me kapelet magjike

Si dje 77 vjet më parë, Mbreti Zog I u martua me Princeshën hungareze Geraldinë, në një dasmë që u kthye në ngjarje jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë, me fustan nusërie Chanel, të ftuar ndërkombëtarë, festime perëndimore…Dje Princ Leka II dhe e fejuara e tij Elia Zaharia organizuan një pritje në Oborrin Mbretëror Shqiptar, në kujtim të kësaj date, që u kthye në përmasat e arsyeshme të ngjarjes, gjithashtu në një event për jetën e ëmbël të kryeqytetit. Zonjat ishin të ftuara të mbanin një kapele të stilit tradicional ose modern, për të evokuar vitet ’30, të cilat ishin tema e kësaj feste në oborr. Për këtë qëllim, ishte ftuar edhe artistja nga Kosova, Njomëza Luci, e specializuar në stilimin e kapeleve, e cila prezantoi një koleksion të krijimeve të saj të fundit, frymëzuar nga stili i viteve 30-të, nëpërmjet një sfilate. Gjithashtu, për kënaqësinë e të ftuarve dhe për të shpërndarë në ajër nëpërmjet tingujve, atmosferën e atyre viteve, muzikanti Jusuf Beshiri shoqëruar nga muzikantë të tjerë, interpretoi në klaviçembalo një repertor të zgjedhur të muzikës baroke.

Bashkeshortja e ambasadorit anglez ne Tirane, Alice Cannon ne fjalen e hapjes. Foto: Orsola Mema

Në mjediset e jashtme të oborrit ishte realizuar edhe një ekspozitë me fotografi të dasmës së Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Geraldinë dhe të familjeve të tjera shqiptare, kuruar nga fotografi Armand Sallabanda, në një dekor të realizuar nga Geraldina Sposa.

Si pjesë e eventit, kapelja shoqëronte look-un e disa të ftuarave, nga këngëtaret, te stilistet, ndërsa disa të tjera e kishin neglizhuar duke përshtatur vetëm dress code-in. Megjithatë të ftuarat e trupit diplomatik, ndër to edhe bashkëshortja e Ambasadorit anglez në Shqipëri, që bashkë me Elia Zaharian hapi festën, ishin të gjitha, të mësuara prej traditës britanike, me një kapele në kokë.

Mes muzikës, elementit të spikatur fashion, por edhe reflekseve artistike dhe historike të ekspozitës së fotove, ky event, në çdo imtësi të së cilit, ndihej kujdesi i Elias, vazhdoi deri në orën 20 të mbrëmjes, duke sjellë në Tiranë, për herë të parë, një festë të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button