Obama Kërkon leje nga Kongresi për të filluar sulmin ndaj Sirisë

Kryetari  i SHBA-së Barak Obama, mbajti sot fjalim për Sirinë dhe tha se është i vendosur për ta sulmuar këtë shtet. Përvec   gatishmërisë,  Obama do të kërkojë  miratimin e kongresit amerikan për sulmin në Siri.

Për intervenimin në Libi,  në vitin 2011, Obama nuk ka kërkuar lejen e kongresmenëve amerikan,  nga të cilët tani  mëvaret  fati i intervenimit ushtarak  kundër regjimit të Asadit.

Obama, tha gjithashtu se është i përgatitur për  të sulmuar Sirinë edhe pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë këshillë sipas presidentit amerikan, pengohet vendosja e drejtësisë për shkak të vetos ruse dhe kineze.

Fjalimi i Obames bëhet  menjëherë  pasi presidenti rus Vlladimir Putin i bëri thirje Obamës që të mendohet mirë para së të niset në aksion.

Back to top button