Shpërthejnë përleshjet në Al-Aksa

Përleshje të ashpra kanë shpërthyer sot në Jerusalem brenda xhamisë Al Aksa. Përleshjet shpërthyen në mes të studentëve palestinezë dhe forcave izraelite brenda kompleksit.

“Forcat izraelite janë duke përdorur bomba me gaz për të shpërndarë studentët dhe xhematin, ” tha një roje e Al – Aksas për Anadolu Agency.

“Ka disa raste kur studentët janë alivanosur nga gazi, dhe më pas janë dërguar për në spital.
Përleshjet shpërthyen pasi një dhjetra ekstremist, kolonë çifutë sulmuan kompleksin Al – Aksa përderisa po kryenin ritualet Talmudike.

“Rreth 50 kolonë sulmuan el- Haram al- Sharif-in herët në mëngjes, konfirmuan rojet .

Në javët e fundit, grupet e kolonëve hebrenj, shpesh të shoqëruar nga forcat e sigurisë izraelite, kanë hyrë në mënyrë të përsëritur në kompleksin Aksa.

Shkeljet e shpeshta kanë zemëruar myslimanët palestinezë dhe herë pas here kanë quar në përleshje të dhunshme brenda kompleksit të xhamisë.

Al – Aksa është vend i tretë i shenjtë në Islam. Hebrenjtë i referohen Al- Aksas si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se zona ishte vend i dy tempujve të shquar hebreje në kohët e lashta. /mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button