Aktivistët kërkojnë QTQ të shpallet për trashëgimi kulturore

Pas referendumit të dështuar, aktivistët nga nisma “E dua QTQ” nuk heqin dorë nga lufta. Ata planifikojnë sërë aktivitetesh për ruajtjen e pamjes autentike të Qendrës tregtare të qytetit.

Hapi i parë është ajo të shpallet si trashëgimi kulturore.

“Që QTQ të shpallet si trashëgimi kulturore duhet të ketë një nivel të caktuar të mbrojtjes dhe të ndahet një sasi e konsiderueshme e parave nga buxheti që të bëhet elaborat, i cili do të shërbej si orientim i kompetentëve që bëjnë konservimin, varësisht nga ajo çfarë nivel të mbrojtjes do të ketë” deklaroi Danica Pavlovska nga “E dua QTQ”.

Nga kjo nismë thonë se as nuk kanë filluar e as nuk mbaruar me referendumin, për këtë edhe planifikojnë të vazhdojmë me aktivitetet e deritanishme.

Sipas Pavlovskës, fakti se 17. 000 qytetar dje e kanë dhënë votën e tyre për ruajtjen e pamjes së deritanishme të fasadës, tregon shumë dhe pushteti duhet të mendoj se sa vendimi i tij për veshjen e QTQ-së me stil baroku në këtë rast është legjitim.

Në ndërkohë, nëpër mediumet u paraqitën spekulime se rreth QTQ-së kanë filluar të vendosen taraba, por Ago Abazovski për “Radio Evropa e Lirë” thotë se sipas parashikimeve të tij, riparimi nuk do të fillojë në disa muajt e ardhshëm pasi për momentin është duke u përpiluar studimi për aspektin ekonomik, e cila duhet të tregojë pagueshmërinë dhe mënyrën e investimit e që ai pret të jetë gati në dy- tre muajt e ardhshëm, e më pas do të fillohet me kërkimin e investitorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button