Kur Papa përulet para një femre

Papa Françesku theu një tjetër protokoll të Vatikanit. Si drejtues i shtetit të Vatikanit, e për më tepër si udhëheqësi shpirtëror i 1.2 miliard katolikëve në të gjithë botën, protokolli përcakton që vizitorët në Vatikan përulen para Atit të Shenjtë. 

Por Papa Françesku, që tashmë e ka bërë trend thyerjen e protokolleve dhe formaliteteve shekullore të Vatikanit, befasoi edhe njëherë tjetër teksa u përul para buzëqeshjes së Mbretëreshës së Jordanisë, Rania. 

Gjesti i Papës ndodhi gjatë vizitës së Mbretit Abdullah II dhe Mbretëreshës Rania në Vatikan. 

Në këtë takim është diskutuar edhe për situatën në Siri, ku si Papa ashtu edhe Mbreti Abdullah bënë thirrje për ndalje të luftës. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button