Jonila Demiri fiton çmimin e parë në gara shtetërore në Shkup

Vogëlushja tejet impresionuese, Jonila Demiri nxënësja e veçuar e profesorit Shkëlzen Pajaziti, thekson se suksesi i saj themelor bazohet për hapat e para në muzikë me profesorin e saj mentorin Shkëlzen Pajaziti që ka ndikuar në formimin e saj si këngëtare.

Jonila Demiri është nga Tetova, nëntë vjeçare, nxënëse e shkollës së Muzikës në Tetovë. Jonila njihet edhe me suksese të mëparëshme theksojmë, Festivali ,,Bletëzat 2013” ku fitoi çmimin e parë nga 17 konkurentët e festivalit dhe së fundmi fitoi çmimin e parë në gara Republikane të muzikës në Shkup.

Jonila Demiri që rikthehet në Tetovë pas çdo gare artistike, në skenën e garave shtetërore të Republikës së Maqedonisë me vlerësime e para si Violiniste e suksesshme për interpretimet e saj, nga kritika dhe audienca. Tashmë ajo ka marrë përsipër që të jetë drejtoresha Artistike e Tetovës dhe më gjerë për moshën dhe gjeneratën e vet, duke fituar çmimin e parë në këto gara shtetërore në Shkup, që bëri të krenohemi për këtë bukuroshe që si trembet syri nga paraqitja e saj para publikut me dijen e saj.

Jonila paraqitet shumë e zgjuar, mendjehapur e pjekur për moshën e saj, por talentin i saj i jep atribute më të mëdha se mosha që ka. Për muzikën nuk do ta lërë asnjëherë pas dore, shprehet artistja Jonila në një bisedë për “Portalb”.

Pavarësisht pasionit që ajo vetë ka për muzikën, aftësitë artistike e kanë bërë vogëlushen të spikasë në brezin e talenteve të reja muzikore, veçanërisht në audiencën e fundit ku edhe fitoi çmimin e parë . Por kësaj radhe ky spektakël zgjoi interesim të madh edhe mes garuesve lulëzonte Jonila shqiptare pasi ndër finalistët e këtij spektakli ishte edhe vogëlushja me origjinë nga Tetova, që e veçanta e prezencës së Jonilës u shpërblye e para në këtë spektakël muzikor që qëndronte jo vetëm te talenti dhe interpretimi i këngës me violinë por edhe te vlerësimi që i bëri publiku Shkupit që ndodhej prezent në sallë, i cili nuk reshti së duartrokituri për 9-vjeçaren shqiptare, që po krahasohet me artiste të njohur botërore. Portali ynë vogëlushes i urojmë suksese të mëtejshme dhe shëndet..

11101626_10206593295579435_7167631933582496111_n

Lajme të ngjashme

Back to top button