Pas QTQ-së, komuna Qendër planifikon referendum edhe për parkingjet

Pas përfundimit të referendumit të parë për ruajtjen e pamjes autentike të Qendrës tregtare të qytetit, ndërmarrja publike “Parkingjet në komunën Qendër (PKQ)” planifikon të ngrit nismë për referendum të dytë për marrjen e të gjithë parkingjeve në Qendër madje edhe ato me të cilat për momentin ekonomizon NP “Parkingjet e qytetit”, që është nën patronazhin e Qytetit të Shkupit.

“Në javët e kaluar drejtori Sasha Bogdanoviq realizoi sërë takimesh me qytetar në të cilat është diskutuar për planet dhe problemet me parkingjet publike. Si problem më i madh është përmendur fakti që me rrugët banesore që gjenden në territorin e komunës Qendër ekonomizon NP “Parkingjet e qytetit -Shkup”. Për shkak se ky kontest zgjat tanimë më gjatë kohë, ne nga NP PKQ ngritëm disa nisma për zgjidhjen e këtij problemi, por për fat të keq, edhe më tej nuk kemi përgjigje nga institucionet kompetente. Planifikojmë pas përfundimit të referendumit të parë, të shpallim referendum tjetër për parkingjet. Ideja është që përmes këtij referendumi PKQ t’i ndërmerr të gjitha parkingjet e komunës”, thuhet në njoftimin e PKQ.

Lajme të ngjashme

Back to top button