Në vitin 1948, Tito ka kërkuar azil në Zvicër

Keith Jeffery, në librin e tij “MI-6: Historia e fshehtë e shërbimit të inteligjencës, 1909-1949”, thotë se lideri i dikurshëm i ish Jugosllavisë, Josip Broz Tito, më 1948 iu drejtua zviceranëve duke kërkuar azil politik.

Kjo është pikërisht periudha e prishjes së marrëdhënieve mes RSFJ-së dhe BRSS-së, për çka Tito kishte frikë nga invadimi sovjetik.

Ish kreu i DB-së së ish Jugosllavisë, Goran Petrovic, ka thënë se në “këtë libër ka qindra emra, data, fakte, ngjarje, informata dhe se në çdo të tretën apo të pestën faqe mund të gjendet një sinopsis për një film spiunazhi të tipit të James Bondit”, por shton se nuk është i sigurt nëse ky pohim për Titon është i vërtetuar dhe i sigurt.

Lajme të ngjashme

Back to top button