Milan-Inter përgatisin shkëmbimin e radhës

Pas operacionit të sezonit të kaluar Cassano-Pazzini, Milani dhe Interi mund të rikthehen në tratativa mes tyre për të diskutuar në të njëjtën tavolinë për një tjetër shkëmbim.

Siç raportojnë mediat italiane, dy klubet kanë intensifikuar kontaktet për një operacion që do të çojë te zikaltërit Nocerinon e në këmbim te kuqezinjtë serbin Kuzmanoviç.

Ky operacion ka kundër vetëm kohën sepse më 2 Shtator mbyllet merkato por dy klubet rivale e kanë treguar herë të tjera se mund të gjejnë pa probleme gjuhën e përbashkët në operacionet e merkatos.

Lajme të ngjashme

Back to top button