Prapaskenat për Gjykatën Speciale

Diplomatët amerikanë tashmë kanë përcjellë mesazhe të qarta për Kosovën se nuk ka shpëtim nga themelimi i Gjykatës Speciale.

Ata kanë thënë se nëse këtë institucion nuk e themelojnë vendorët, atëherë një tribunal për krime luftë do të bëhet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, që nuk do të pengohet nga SHBA-të. Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan për krime lufte, Stephan Rapp, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

Zyrtarë të lartë institucionalë që kanë qenë pjesë e takimit i kanë konfirmuar gazetës “Zëri” se ambasadori Rapp në takimet që ka zhvilluar me presidenten e vendit, Atifete Jahjagën, kryeministrin Isa Mustafa, por edhe më zyrtarët e partive politike ka qenë i prerë në porosinë e tij se “nëse Kosova nuk do ta themelojë këtë Gjykatë, atëherë përveç se do ta humbasë mbështetjen e amerikanëve, SHBA-të do të lejojnë krijimin e saj në KS të OKB-së, gjë të cilën e ka kërkuar Rusia”. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button