Makineria gjermane shkatërroi Porton (VIDEO)

Bayern Munich e ka turpëruar skuadrën Portugeze Porto, të cilën e ka mposhtur me rezultat të lartë 6:1 në Allianz Arena.

Bayerni është hakmarrë për atë humbjen e para një jave me rezultat 3:1, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve me rezultat të përgjithshëm 7:4.

Golat e Bayernit në këtë takim u shënuan nga Alcantara (14’), Boateng (21’), Lewandowski (27’ dhe 40’), Muller (36’) dhe Alonso (88’), ndërsa golin e vetëm për Porton e shënoi Martinez (73’).

Bayern pas kësaj fitoreje kualifikohet në gjysmëfinale së bashku me Barcelonën që eliminoi PSG’në.

Lajme të ngjashme

Back to top button