Rusia dërgon luftanije në kufi me Sirinë

Rusia do të dërgojë dy luftanije në Mesdheun lindor, pranë kufirit me Sirinë, duke forcuar kështu praninë e saj detare për shkak të “situatës së mirënjohur” atje. Lajmin e bëri të ditur agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Agjencia citoi një burim nga forcat e armatosura që thoshte se dy anije luftarake nëndetëse dhe një kryqëzor i raketave do të dërgohej në Siri ditët e ardhshme, për shkak se situata atje kërkon për të bëhen disa “rregullime”.

Ministria e Mbrojtjes nuk ka bërë ndonjë koment. Furnizimi i Sirisë me armë do t’i përkeqësonte edhe më tej marrëdhëniet e ftohura Rusi – SHBA, ndërkohë që kjo e fundit po bën hapat e fundit drejt sulmeve ndaj caqeve të regjimit të Bashar Al Asad. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button