Ekspertët e OKB-së duan 4 ditë kohë për hetimet në Siri

Ekspertët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të cilët gjendet në Siri për një hetim mbi sulmet me armë kimike, do të kenë nevojë për katër ditë kohë, në mënyrë që të përfundojnë punën e tyre në terren. Këto njoftime i bëri vet kreu i OKB-së, Ban Ki-moon.

”Përdorimi i armëve kimike, nga kushdo dhe në cilindo vend të botës, paraqet shkelje të jashtëzakonshme dhe brutale të së Drejtës Ndërkombëtare dhe po ashtu Ligjeve Ndërkombëtare”, theksoi kreu i OKB-së.

“Atyre u duhet dhënë një periudhë kohore prej katër ditësh”, deklaroi Ban Ki-moon gjatë një konference shtypi në Hagë.

“Më pas, ekspertët duhet të realizojnë analiza shkencore të hollësishme, që më pas do të përpilohen në një raport për Këshillin e Sigurimit me synimin që ky organizëm të ndërmarrë hapat e nevojshëm”, u shpreh. 

Lajme të ngjashme

Back to top button