Angellov para disa ditëve paralajmëroi se Qeveria ka paguar 2 milion euro të krijon UÇK të rrejshme
Stojançe Angellov në një fjalim para RTVM qysh më 4 Prill tha se Qeveria ka paguar 2 milionë euro për të provokuar konfliktin ndëretnik, kurse për atë qeveria ka akuzuar atë dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev.
“Dikush në vendin tonë ka bërë një plan monstruoz për konflikt ndëretnik dhe kemi informacion se u janë dhënë 2 milion euro shqiptarëve të cilët nuk kanë lidhje me UÇK-në, siç thot ai disa kriminelëve nga rajoni i Likpkovës. Detyra e tyre ishte të paraqiten si UÇK dhe të bëjnë vrasjen e disa pjesëtarëve të policisë apo të ushtrisë dhe të shkaktojnë konfliktit ndëretnik. Prandaj duket se deklarata monstruoze e nënshkruar nga Netpres që Angelov dhe Zoran Zaev përgatisin skenar të përgjakshëm. Dikush tjetër ka përgatitur një skenar të tillë, për ate dola me këtë deklaratë, ditët ardhshme mundet të ketë përshkallëzimit të situatës, por këtë gjë nuk e lejojmë, tha Angelov. Stojançe Angelov para RTVM-së ka porositur qeverinë që as të mos mendojë ta arrestojë liderin e opozitës Zoran Zaev.
“As mos të mendojë ta arrestojë Zaevin, sepse do të ketë gjak. Kërkojmë qeveri teknike, zgjedhje në atmosferë demokratike, dhe më pas populli le të vendosë nëse në pushtet do të jetë Zaevi, Angellovi apo Gruevski. Nuk ju frikësohemi, nuk turpërohemi”, deklaroi Angellov.
Në protestën para RTVM-së u shfaqën “Belize Bend”, aktorët Ana Kostovska dhe Irena Ristiq të cilët kënduan këngën “Dora e gjatë”.
LEXO: Kotevski për sulmin e policisë: Akt terrorist në Likovë nga UÇK-ja
LEXO: Stacioni policor në Gushnicë është okupuar nga persona të armatosur
LEXO: Zymberi: Ngjarja në Gushincë, lojë e fëlliqur e Gruevskit që e bëri me amator