Pesë paralele më pak në gjimnazin e Dibrës

Në gjimnazin ,, 28 Nëntori,, numri i regjistrimit të nxënësve është tejet i ulët. Në të dy afatet  për regjistrim janë mbushur më pak se gjysma e  340  vendeve të lira për nxënësit e vitit të parë në të dyja gjuhët, gjuhën shqipe dhe maqedonase.
Për mësim në gjuhën shqipe, prej 204 vende të lira, janë regjistruar vetëm 110 nxënës në tre paralele, të  gjithë drejtimi i përgjithshëm dhe asnjë nxënës në drejtimin ndërtimtari-gjeodezi.
Për mësim në gjuhën maqedonase nga 136 vende të parapara ( katër paralele , prej tyre njëra në fshatin Mogorçë,  janë regjistruar vetëm 56 nxënës  që do të thotë dy paralele.
Shaban Allajbegu, sekretar i gjimnazit ,, 28 Nëntori,, thotë se regjistrimi i nxënësve do të vazhdojë deri në fillim të vitit shkollor. Shpresojmë se deri atëherë numri do të jetë më i madh,, tha ai.
 Semi maturantët dibran , gjatë viteve të fundit si rezultat i faktit se shteti e paguan konviktin e tyre, një numër i madh regjistrohen nëpër shkollat e mesme me drejtime përkatëse në  Strugë, Ohër, Tetovë, Gostivar dhe Shkup në gjimnazin e medicinës, ekonomisë dhe shkollave teknike.
Numri më i vogël i tyre  migrojnë në vendet e jashtme , ndaj dhe kjo është shkaku kryesor i vendeve të zbrazëta në shkollën e mesme të Dibrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button