KS i OKB-së diskuton sot raportin për Kosovën

Në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot do të diskutohet raporti i radhës tremujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj oragnizate, Ban Ki Mun.
Në raportin e periudhës 23 prill-15 korrik thuhet se hapat pozitivë të Prishtinës dhe Beogradit kanë rezultuar me “marrëveshje historike dhe përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve”.
Mediat raportojnë se megjithë njoftimet e mëparshme, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë nuk do përfaqësojnë shtetet e tyre në këtë mbledhje.

Në vend të kryeministri Thaçi, raportohet se në Këshillin e Sigurimit i pranishëm do të jetë ministri i jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.

Ndërkaq në vend të shefit të qeverisë serbe, Ivica Daçiç, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit do të jetë i prenishëm kryediplomati serb, Ivna Mrkiç.
Në një deklaratë për mediat para nisjes për në New York Ministri i Jashtëm i Serbisë ka deklaruar se mesazhi kryesor i delegacionit serb në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurimit të KB, që i kushtohet Kosovës, do të jetë “doemos të respektohen e të zbatohen ato që përfshin Marrëveshja e Brukselit”.

“Ne dëshirojmë të shqyrtojmë rrënjësisht raportin e UNMIK-ut, ta vlerësojmë dhe të parashtrojmë pikëpamjet tona. Por gjithsesi në organizatën botërore, në nivelin më të lartë, do të bëjmë me dije se ato për të cilat jemi marrë vesh edhe të zbatohen praktikisht”, ka theksuar Mërkic.
Sipas tij, pas nënshkrimit të marrëveshjes së parë me autoritetet e Prishtinës ka disa interpretime që janë “pa sens”, madje “me imagjinatë” dhe që nuk përputhen me tekstin e Marrëveshjes.
“Ne do t’u themi të gjithëve se kështu nuk bën dhe se secili duhet të respektojë atë që ka nënshkruar”, ka deklaruar Mërkic.

Lajme të ngjashme

Back to top button