“Monstra”: Pranga shqiptarit Sami Luta

 Policia ka vënë në pranga edhe një të dyshuar për rastin “Monstra”.

Është 27-vjeçari Sami Luta, i cili është ndaluar në pikën kufitare “Bllacë”, nën dyshimin dhe akuzën se ka ndihmuar autorët e vrasjes së pesëfishtë në fshatin Smillkovcë.

Luta është ndaluar të hënën, gjatë tentimit për të hyrë legalisht në territorin e Maqedonisë.

Ai akuzohet nga Prokuroria se disa ditë para se të ndodhte akti makabër, kishte qëndruar në vendin e ngjarjes, për të inspektuar terrenin e për të planifikuar vrasjen.

Shqiptari 27-vjeçar është nxjerrë përpara Gjykatësi Hetues, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit 30-ditor.

Lajme të ngjashme

Back to top button