Në vazhdim të aksionit policor “Dirigjenti”, arrestohen 50 persona, 16 nga Maqedonia

Në aksionin “Dirigjent” i cili për herë të parë filloi në vitin 2010, deri më tani janë burgosur rreth 450 persona, prej të cilëve 380 në Frankfurt dhe 60 në Maqedoni.

Në vazhdimin e aksionit policor “Dirigjenti”, e cila është kryer në bashkëpunim mes policisë së Maqedonisë dhe asaj të Gjermanisë, në mëngjes janë arrestuar 50 persona, 16 prej të cilëve janë nga Maqedonia.

Në Maqedoni, të dyshuar janë 16 persona për tregti të paligjshme me drogë dhe larje parash, 12 prej tyre janë arrestuar, njëri është duke mbajtur dënim me burg për vepër tjetër, ndërsa pas tre të tjerëve policia ka filluar kërkimin. Nga të dyshuarit, 16 prej tyre ngarkohen për tregti direkte me drogë, ndërsa 10 të tjerë për larje parash.

Aksioni është duke u kryer në shtatë qytete të Maqedonië, Shkup, Veles, Manastir, Sveti Nikollë, Shtip dhe Strugë.

Në Frankfurt janë arrestuar afër 34 persona, 19 prej të cilëve janë nga Maqedonia.

Kriminelët e arrestuar kanë qenë nga tre grupe të ndryshme kriminale, të cilët në mënyrë të organizuar kanë punuar në Frankfurt.

Grupi kriminel një kohë të gjatë ka blerë drogë nga Maqedonia dhe vende tjera nga Evropa duke e paketuar, e pastaj duke e shitur në Frankfurt.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme, Ivo Kotevski, theksoi se aksioni do të vazhdojë dhe se për momentin po kryhen kontrolle në shtëpitë e të arrestuarve, por edhe në firmat të cilat kanë shërbyer si mbulesë për larje parash.

Më shumë detaje për konfiskimin dhe sasinë e të hollave, njoftohet për nesër. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button